Tiranë, aksidentohet një këmbësor te kryqëzimi i Yzberishtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2013, 07:15
Një kalimtar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në periferi të kryeqytetit pasi është përplasur nga një makinë.Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Yzberishtit ku një automjet me targa greke ka përplasur shtetasin Romeo Kuka i cili ishte duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.