Durrës, grabitet argjendaria, autorët të maskuar dhe të armatosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2013, 15:07
Tre persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një argjendari në qytetin e Durrësit.Ngjarja ka ndodhur pranë tregut industrial të qytetit, ku sipas të dhënave të para mësohet se grabitësit kanë qenë tre persona, të cilët kanë zbritur nga një makinë me xhama të errët dhe më pas të maskuar dhe me armë në duar, ata kanë hyrë në një argjendari.Burime nga policia e qytetit të Durrësit, bëjnë me dije se të tre personat e maskuar kanë vjedhur disa sende floriri dhe një sasi të konsiderueshme parashë.Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve të grabitjes.