Vlorë, grabitet çifti i të moshuarve, një i maskuar u merr 600 mijë lekë
Grabiten dhe më pas bien pre e dhunës në shtëpinë e tyre, një çift të moshuarish në Vlorë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fush Dukat, ku bashkëshortëve Laçe Hibroj 80 vjeç dhe Selvie Hibroj 77 vjeçe, u janë marrë 600 mijë lekë. Sipas të moshuarve, grabitësi ka pasur një trup mesatar dhe mbante një kapele që nuk lejonte ti dukej plotësisht fytyra. Nata e ka ndihmuar grabitësin që të arrastisej, ndërkohë që bashkëshortët e moshuar, vetëm sot arritën të bënin denoncimin në polici si dhe u dërguan për mjekim në spital.Kohët e fundit, fenomeni i grabitjes së të moshuarve ka ardhur në rritje, pasi grabitësit mendojnë se fëmijët e tyre emigrant, u lënë para prindërve në momentin që largohen nga Shqipëria.Gjithashtu dhunimi apo plaçkitja e shtëpive, po kthehet në një fenomen të rrezikshëm edhe për shtëpitë e emigrantëve të cilët i lënë të kyçura gjatë periudhës së dimrit kur ata jetojnë e punojnë në Itali apo Greqi.