Zgjedhje në komunën Rrethina, rreth 17 mijë zgjedhës votojnë për dy kandidatët

16.700 votues të komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të kësaj komune. 24 Qendrat e votimit janë hapur që në orën 7 të mëngjesit ndërkohë që në këtë proçes nuk janë konstatuar probleme.Dy kandidatët që garojnë për postin e kryetarit të Komunës Rrethina, Ridvan Guri i Partisë Demokratike dhe  Luan Harusha për Partinë Socialiste, shprehen të kënaqur me ecurinë e këtij proçesi por nga ana tjetër i bëjnë apel të gjithë votuesve që të marrin pjesë masivisht në proçes...Proçesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën 19 të pasdites, proçes i cili më pas do ti drejtohet numërimit e votave, në KZAZ, e cila është stacionuar pranë Pallatit të Sportit në Shkodër, nga ku do të dalë edhe emri i fituesit të kësaj gare.Komuna Rrethina është drejtuar nga Partia Socialiste, si fituese e zgjedhjeve të 8 Majit 2011.Ndërkohë 2 përkrahës të Partisë Socialiste në Komunën Rrethina, jane ndaluar në orët e para të mëngjesit, nga uniformat e policisë së Shkodrës, e cila ka bërë shoqërimin e tyre në ambjentet e policisë së Shkodrës. Pikërisht për këtë arrestim, në një deklaratë për mediat, ka reaguar avokati i dy shtetasve, Ndreke Rukaj, i cili ka deklaruar se arrestimi ka një prapavijë politike dhe është e qëllimshme për të favorizuar kandidatin e PD-së nga ana e strukturave të policisë.Behar Bajri dhe Serjan Alija, janë arrestuar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që pritet të lihen të lirë, pasi sipas avokatit arrestimi i tyre nuk ka një bazë ligjore për vepër penale të ushtruar nga ana e tyre.