Vrasje në Fushë-Krujë, qëllohet me armë i sapoliruari nga burgu
Një atentat i ka marrë jetën një 47-vjeçari në qendër të Fushë-Krujës.Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 6 e 30 të mëngjesit të sotëm. Sipas unifomave blu të këtij qyteti, viktima është Lëlzim Shera nga fshati Nikël, 47 vjeç. Shera është qëlluar me armë zjarri në momentin që po hynte në një furrë për të blerë bukë.Pista e parë në të cilën po heton policia e Fushë -Krujës është ajo e një konflikti për shkak të gjakmarrjes. Viktima Lulzim Shera, para disa viteve ka vrarë një person, krim për të cilin sapo kishte përfunduar edhe dënimin.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë bërë ekspertizën e ngjarjes. Në bazë të të dhënave, policia ka bërë të mundur edhe identifikimn e autorit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur për arsye hetimore dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij.Në ndihmë të zbardhjes së ngjarjes, uniformave blu i kanë ardhur edhe dëshmitë e qytetarëve të cilët kanë qenë në vendngjare. Policia e Fushë-Krujës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj vrasjeje dhe për vënien në pranga të autorit i cili tashmë është identifikuar.