Sot zgjidhen dy kryetarët e komunave Rrethina dhe Dardhas

Pas zgjedhjeve parlamentare të 23-Qershorit, Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e komunës Rrethina të qarkut të Shkodrës dhe komunës Dardhas të qarkut të Korçës.Në qarkun e Shkodrës, në komunën Rrethina, kandidojnë për kryetar të kësaj komune, Ridvan Guri i Partisë Demokratike dhe  Luan Harusha për Partinë Socialiste. Kandidatura e Luan Harushës mbështetet edhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.Në qarkun e Korçës, në komunën Dardhas, kandidojnë për kreun e kësaj komune, Gentian Pere, i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, I Lëvizjes Socialiste për Integrim. Hamollari ka gjithashtu edhe mbështetjen e aleatëve të Partisë Socialiste.Në zgjedhjet e sotme në këto dy komuna, do të marrin pjesë 19 453 qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të vendosin për krerët e rinj të dy komunave.