Vora, stacioni i ri i trenave deri në përfundim të terminalit

Sërisht Vora do të shërbejë si një stacion nga ku do nisen trenat për në Durrës, Shkodër e qytete të tjera. Trenat e udhetareve do te ruajne te njejtat orare te mberritjes dhe te nisjes nga Vora, sipas orarit aktual te trenave. Gjate dites ne linjen Durres -Tirane e kthim levizin gjashte çifte trenash. I pari niset nga Durresi ne oren 6.15, ndersa i fundit qe nga dita e hene do te niset nga Vora, si stacion fundor ne oren 20.22, pa e ndryshuar orarin aktual.Vora do të jetë stacion hekurodhor provizor sepse stacioni multimodal do të jetë veqëndrimi për trena, autobus e taksi. Kompania italiane "Ital - Ferr do të punojë për të, ndërsa sipas Bashkisë Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban i cili do t'u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.Punimet për zgjatimin e bulevardit ende nuk kanë nisur, por Bashkia e Tiranës bëri të ditur më heret se javën e ardhshme do të përzgjedhë kompaninë e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës.Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin "Nënë Tereza". Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj.Ndërtimi i bulevardit të ri do të shtojë mbi 150 mijë metra katrorë gjelbërim përgjatë aksit të tij, ose afërsisht 5 herë më shumë se parku "Rinia".