Të shtëna armësh në Korçë, ngjarja pas një konflikti, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2013, 17:52
Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Burime nga policia e qytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali lojrash fati, ku një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetri pas një konflikti mes tyre, por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia e Korçës ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.