Tiranë, 65-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2012, 13:52
Një ish-ushtarak në pension i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, ku 65 vjecari Sotiraq Dhamo, në rrethana të paqarta, është vetëflijuar duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe arsyet që e kanë cuar 65 vjecarin në ndërmarrjen e një akti të tillë fatal për jetën.