Gjirokastër, gjendet trupi i pajetë i një 57-vjeçari nga Kavaja

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Gjirokaster. Shtetasi Besmir Hysaj, 57 vjeç nga Kavaja, me banim në Tiranë , është gjetur i pajetë, në anën e murit tek vendi i quajtur Ura e Lumit afër varrezave të Dëshmorëve, i mbuluar me plasmas dhe i shtrirë në zhavorr.Ky shtetas prej disa muajsh endej rrugëve në qytetin e Gjirokastrës dhe disa herë është trasportuar në spital nga policia pasi është gjetur i shtrirë rrugëve, ku për këtë shtetas është hapur edhe kartele mjeksore për të gjitha herët që ka marrë ndihmë të parë mjeksore.Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se shkaku i humbjes së jetës është nga të ftohëtit, pasi ky shtetas ishte shtrirë në zhavorrr dhe mbuluar me nje plasmas. Eksperti mjeko ligjor nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune në trup apo dëmtime të tjera.Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe pritet tërheqja e tij nga ndonjë i afërm pasi edhe më parë të afërmit e tij nuk janë paraqitur kur kanë marrë informacion nga policia për endjen e këtij shtetasi rrugëve në Gjirokastër.Materialet për këta shtetas i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme .