Klubi i Patriotëve të Rinj, protestë kundër takimit të Kserës me deputetin neonazist grek

Qindra aktivistë të Klubit të Patriotëve të Rinj protestuan sot përpara Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta kundër takimit të ministrit Ksera me deputetin neonazist grek. Duke vendosur në mënyrë simbolike një shirit bllokues në hyrje të ministrisë "Ndal agimit të artë në institucionet shtetërore" deh me pankarta "Jashtë qeverisë miqtë e Agimit të Artë"."Takimi i ministrit Ksera me deputetë neonazistë është një veprim i patolerueshëm. Kushdo në këtë vend, qoftë ministër apo deputetë, duhet të qartësojë se me cilën anë është: me shqiptarët, por edhe ata grekë, italianë e gjermanë që mendojnë se nazizmi ishte një e keqe e shekullit të kaluar për gjithë njerëzimin apo me neonazistët. Ne jemi të vendosur të mos pranojmë që qeveria shqiptare të ketë prezentë "miq të agimit të artë" apo njerëz që ende ëndërrojnë përrallat e së kaluarës me "vorio epir"” - tha në emër të Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido.Sipas Bidos, minoriteti në Shqipëri, nuk mund të përfaqësohet nga individë që përqafojnë tendencat neonaziste, e aq më tepër, nga ata të cilët dëmtojnë raportin e shkëlqyer mes shqiptarëve dhe minoritarëve.Protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe vijuan me parulla në mbrojtje të kauzës shqiptare dhe të bashkëjetesës në harmoni me minoritetet. "Miqtë e Agimit të Artë nuk kanë vend në institucionet shqiptare" - përfundoi Bido.