Berat, gjendet i masakruar 63-vjeçari, pagoi “faturën” e të birit

Nje ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në rrethin e Beratit, ku një 66 vjeçar është vrarë dhe masakruar me mjete të forta, ndërkohë që krimi bëhet dhë më i tmerrshëm, pasi viktima është pa kokë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por trupi pa jetë i Hasan Maskës, u gjet rastësisht gjatë paradites nga kalimtarë të rastit. Ndërkaq në një komunikatë për mediat, policia e Beratit ka dhënë detajet lidhur me këtë rast:“Rreth orës 11:00 të paradites është marrë informacioni për një kufomë të gjetur në afërsi të rrugës Berat-Drobonik, tre kilometra larg qytetit të Beratit. Në anë të rrugës, buzë greminës që përfundon në breg të lumit Osum mësohet se është pikasur një kufomë e mbështjell me plasmas. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë së organit blu në këtë qytet që nisën hetimet e para në lidhje me ngjarjen. Trupi pa jetë mësohet se është dërguar drejt morgut në spitalin rajonal të këtij qyteti, ku jan kryer hetime mjeko ligjore. Nga hetimet e para është mësuar se kufoma, e masakruar në shumë pjesë të trupit me mjete të mprehta dhe të forta ishte ndarë në dy pjesë në afërsi të barkut, ndërkohë që i mungon koka. Viktima mësohet se mund të ishte marrë peng dhe para pesë ose gjasht orësh nga momenti që është gjetur ishte vrarë dhe hedhur në anë të rrugës. Familjarët identifikuan 66 vjeçarin Maska, i cili ishte vrarë në mënyrë makabre dhe ende nuk është gjetur koka e tij. Ky i fundit mësohet se mëngjesin e ditës së djeshme ishte larguar nga banesa ashtu si do çdo ditë tjetër për të kryer punët e përditshme, por nuk ishte kthyer” thuhet në njoftim.Ndërkaq nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një krim për shkak të hakmarrjes. 66 vjeçari, është babi i Qani Maskës, i cili më 31 gusht të këtij viti aksidentoi me mjetin e tij, tip furgon 52 vjeçaren Ervehe Dervishllari, e cila humbi jetën në spital.Për këtë krim 29 vjeçari mësohet se u dënua disa ditë më parë nga gjykata e Beratit me një vit e tre muaj burg, ndërkohë që aksidenti ndodhi në të njëtin vend ku u gjet i masakruar sot 66 vjeçari, çfarë hedh dyshimet se kemi të bëjmë me një krim për shkak të hakmarrjes së dënimit të 29 vjeçarit. Gjithsesi policia e Beratit ende nuk ka dhënë një version të saj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.