Bisedimet Kosovë-Serbi, Veljko Odalovic paralajmëron vazhdimin e dialogut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2013, 09:15
Njëri nga anëtarët e ekipit serb për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, Veljko Odalovic, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut në fillim të javës së ardhshme në Bruksel rreth zgjedhjeve lokale në Kosovë."Të Hënën e të Martën do të jem në Bruksel ku do të bisedoj rreth zgjedhjeve lokale në Kosovë, për disa hollësi e probleme që po i shkakton Prishtina, me qëllim që t'i kapërcejmë ato me një dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e OSBE-së e të Prishtinës", ka deklaruar Odalovic.Ai u ka thënë gazetarëve se për Beogradin zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit nuk është suspenduar. "Po punojmë për zbatimin e saj", është shprehur ai, duke aluduar se "ky mund të jetë vendim i njëanshëm i Prishtinës".