Zv.ambasadori kosovar i dehur, arrestohet në Zagreb, shkarkohet nga detyra

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë.Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni hetimor që do të shqyrtojë në tërësi rastin.MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.Urtak Hamit, djali i nënkryetarit të parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti, nga radhët e LDK-së ka drejtuar automjetin e tij ndersa ishte ne gjendje te dehur dhe është përplasur me disa automjete të tjera.Sipas dëshmitarëve te cituar televizioni kroat, Nova TV, diplomati ka qenë aq i pirë sa që kur ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes është rrëzuar pasi nuk ka qenë në gjendje që të rrije në këmbë.Pronarët e makinave të dëmtuara e kanë mbajtur diplomatin në fjalë derisa ka ardhur policia kroate.