Armando Sadiku kërkohet nga Xhenoa

Armando Sadiku është nën shenjestrën e Xhenoës. Pas mbërritjes së Konate dhe në pritje për tu realizuar shkëmbimi Xhilardino-Borrielo me Romën, klubi xhenovez është hedhur në sulm për sulmuesin shqiptar që luan në Zvicër te Lugano..Menaxheri i 22 vjeçarit Sokol Haxhia gjatë një interviste për calciomercato.it  ka konfirmuar se negociatat mes Presidentit të Luganos dhe Preciozit vazhdojnë. Por Xhenova nuk ka vende në skuadër për ekstrakomunitar, kështu që është duke kërkuar një ekip që mund ta huazojë, që mund të jetë Livorno, e cila do të shërbejë edhe për të mbyllur me sukses operacionin.Sadiku ndiqet me interes nga shumë klube italiane, gjermane dhe angleze, por ende nuk ka asgjë konkrete. Trajneri kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, e ka krahasuar atë me Bobo Vierin: si futbollist shumë i fortë fizikisht, luan me të djathtën, ka nuhatje të madhe për golin dhe mbi të gjitha godet nga çdo lloj pozicioni.Pritet që gjithçka të përfundoj në orët e ardhshme dhe dilema në lidhje me të ardhmen e sulmuesit cërrikas të përfundojë njëherë e mirë. Sadiku në sezonin e fundit u aktivizua në 27 ndeshje duke realizuar 18 herë ndërsa me kombëtaren Shqiptare ai ka debutuar me 22 shkurt të vitit 2012.