Raineri mbyll merkaton e Monakos

Trajneri i Monacos, Claudio Ranieri mbyll dyert e merkatos për klubin e Monakos në Francë. Italiani që drejton skuadrën e principatave është i kënaqur nga skuadra aktuale dhe nuk dëshiron më asnjë transferim tjetër.Klubi francez ka shpenzuar 147 milionë euro gjatë kësaj vere duke transferuar 10 lojtarë, ndërsa strategu italian ka hedhur poshtë spekulimet se do ta blejë edhe anësorin e Manchester Unitedit, Nani.Ai ishte përfolur shumë në mediat franceze si goditja e radhës e madhe e Monakos por duket se Ranieri i mjaftojnë yjet që ka rrëmbyer deri tani. 61-vjeçari tha se gjithçka mund të ndodh deri në fund të merkatos por deri tani nuk ka asnjë kontakt me Nanin.Klubi i Monakos deri tani ka blerë Radamel Falcaon, James Rodriguez, Joao Moutinho duke ndërtuar një skuadër të denjë për të luftuar për titullin kampion në Francë. Ranieri në intervistën e tij nuk la pa ironizuar mediat për moshën e Falkaos ndërsa shprehu pakënaqësinë për mungesën e tifozëve në stadium për ta mbështetur skuadrën e tyre duke e quajtur si një faktor negativ.