Chielini karikon Juventusin: Dua të fitoj Superkupën
Fillimi i mbarë gjysma e punës. Mbrojtësi i Juventusit, George Cheilini ka shënjestruar objektivin e parë që është Superkupa e Italisë.Qendërmbrojtësi italian ju bashkua skuadrës para disa ditëve dhe ndodhet në Amerikë ku po zhvillon edhe fazën e fundit përgatitore përpara betejës ndaj Lacios për Superkupën e Italisë. Ai është gati për trefeun e Superkupës pasi ka mbetur i kënaqur nga seancat e para stërvitore në Stanford universiti.Chielini u shpreh mjaft i kënaqur nga stërvitja që po zhvillon në Amerikë dhe për kushtet e shkëlqyera të motit. Klima është në kushte ideale dhe kjo është deklaruar disa herë edhe nga vetë drejtuesit bardhezinj që kanë gjetur vendin ideal për tu përgatitur.Skuadra e Antonio Contes zhgënjeu në Kupën "Tim" duke bërë paraqitje të dobëta por me arritjen e formës së duhur shumë shpejtë mund të shohim një Juventus me një tjetër fytyrë.Chiellini mirëpret dhe blerjet e reja në merkato duke filluar nga i sapombërrituri në mbrojtjen bardhezi Ogbona. Ai tha se integrimi i tij është shumë i lehtë me skuadrën pasi Ogbona ka pas jetuar edhe më parë në Torino.Në Amerikë, Juventus do të zhvillojë tre ndeshje prej të cilave Antonio Conte do të marrë edhe frytet e një muaji të gjatë përgatitjesh. Turneu Guinness Championship Tour për bardhezinjtë do të fillojë të mërkurën përballë Evertonit.