Dortmund hakmerret, Bayerni "zbret" me këmbë në tokë
Hoenes ka të drejtë?! Bayerni i Mynihut nuk është i pathyeshëm. Borussia Dortmund siguroi trofeun e parë sezonal duke e mundur në Supërkupën e Gjermanisë skuadrën e Bayernit të Mynihut. Kampionët e Europës u dorëzuan përballë djemve të Jugen Klopp që kishte përgatitur një ndeshje thuajse perfekte. Hakmarrja u realizua dhe u bë në mënyrën më të mirë të mundshme.Pas finales së magjishme në "Wembley" të dyja skuadrat u rikthen të përballin "brirët" në "Signal-Iduna Park". Dortmundi fitoi 4-2 duke dhuruar spektakël. Verdhezinjtë u shfaqën dominues që në fillim duke kaluar në avantazh në minutën e 6-të me Marcus Reaus.Goli i dytë i Lewandoskit u anullua për arsye se ishte në pozicion jashtë lojë. Ndeshja mori përmasat e një finale gjigante. Mesfushori, Xherdan Shaqiri e nisi ndeshjen nga minuta e parë por nuk mundi të konkretizoj shanset e tij.Në fraksionin dytë të lojës Bayerni e nis më mirë duke barazuar me Arjan Robben. Festa nuk zgjat pasi bavarezët "shokohen" sërish Van Buyten ngatërron portën dhe realizon në atë të Starke. Vetëm tre minuta më pas shënon e Gundogan një gol mjaft të bukur duke i thelluar shifrat dhe duke ja bërë Bayernit një mision të pamundur.Robben nuk dorëzohet dhe barazon sërish rezultatin ën minutën e 65-të duke e ri-hapur ndeshjen. Katër minuta nga fundi i lojës Markus Reaus shënon dopietën e tij personale dhe atë të një fitore magjike. Skuadra e Jurgen Klopp arrin hakmarrjen dhe ndez luftën për titull. Bayerni tashmë e ka "një kundërshtar".