Buffon: Do të luftojmë në të gjitha frontet

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Buffon beson se ky Juventus është gati të luftojë për çdo trofe. Portieri i bardhezinjëve, i ndodhur në Amerikë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, u shpreh se ekipi këtë vit është edhe më i fortë se sezoni i kaluar, me blerjet që janë bërë në merkato. Legjenda e "Zonjës së Vjetër" tha se fillimisht synimi parësor është triumfi në Superkupën e Italisë.Përsa i përket konkurrencës në Serinë A, Buffon tha se Napoli gjithmonë ka qenë një ekip i frikshëm, sidomos tani me ardhjen e Rafa Benitez, ndërsa Milani mbetet kompetitiv.35-vjeçari shtoi se Juventus mund të luftojë në të gjitha frontet, pasi i ka të gjitha cilësitë për ta bërë diçka të tillë. I pyetur mbi rrezikun e humbjes së këtij kampionatit nga forcimi i kundërshtarve, portier Italian ju përgjigj se gjithçka mund të ndodh në futboll dhe se kundërshtarët do t'i japin një shtysë më të madhe për të zhvilluar ndeshje më të mira.Superkupa do të luhet të dielën 18 gusht, në "Olmpico" të Romës dhe si rival do të jetë Lacio, skuadra ku luan kapiteni i kombëtares, Lorik Cana.