Superkupa e Gjermanisë, Dortmund sfidon Bajernin e pathyeshëm
Rikthehen emocionet magjike të finales së Uemblit. Borusia Dortmund dhe Bayerni i Mynihut sonte do të përballen 80 mijë tifozëve të "Signal-Iduna Park", ora 20:30 për finale e Superkupës së Gjermanisë. Boat e futbollit do të pushtohet sërish nga një duel gjigandësh. Kampionë e Europës vijnë në këtë ndeshje me mungesa pas dëmtimit të Manuel Neuer dhe Franck Ribery, të dëmtuar në miqësoren e fundit ndaj Barcelonës. Bajerni e ka nisur mjaftë mirë fazën përgatitore duke fituar Kupën "telekom' dhe duke mundur edhe Barcelonën. Bavarezët tashmë janë në drejtmin e Pep Guardiolës me të cilin skuadra është po aq e fortë ose më shumë se sezonin e kaluar. Në portë vendin e Neuer do ta zërë Starke , ndërsa parashikohet një post titullari edhe për Xherdan Shaqiri që në këtë prag sezon ka treguar në formë të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër verdhezinjtë e drejtuar nga Jurgen Klopp, do të konfirmojnë formacionin kryesor të sezonit të kaluar me mungesë vetëm të Gotze që tashme do të luajë për kundërshtarët. Levandoski do të jetë kërcënimi kryesor për portën e Bayernit të Mynihut. Sfida do të zhvillohet sonte në "Signal-Iduna Park" dhe premton shumë spektakël. Borussia Dortmund (4-2-3-1): Veidenfeller; Groskreutz; Subotiç; Hummels; Schmelzer; Sahin; Bender; Blaszcykoëski; Gundogan; Reus; Leëandoëski. Tr:Jurgen KloppBayern Munchen (4-3-3): Starke; Rafinha; Boateng; Dante; Alaba; Thiago; Kroos; Lahm; Robben; Shaqiri; Muller. Tr: Pep Guardiola.