Formula 1, menaxheri i Alonsos takon Red Bullin

Fernando Alonso sezonin e ardhshëm mund të bëhet pjesë e skuadrës Red Bull. Ka mjaftuar vetëm një takim i agjentit të spanjollit me skuderin e Red Bull për të ndezur zërat e merkatos edhe në Formula 1.Sipas të përditshmes gjermane Bild, stafi i Fernando Alonsos pati një takim me krerët e Red Bull për të diskutuar mbi një kalim të mundshëm të spanjollit me skuadrën austriake. Në ambientet e pistës së Budapest, menaxheri i pilotit asturian, Luis Garcia pati një bashkëbisedim me përgjegjësin e skuadrës Red Bull, Chris Horner.Fotoja është nxjerr në versionin e saj online Bild, paralajmëron një tratatativë për kalimin e Alonsos nga Ferrari te skuadra e kampionit të botës Vettel. Sebastian Vettel sapo ka rinovuar me Red Bullin deri në përfundim të sezonit 2015, ndërsa Alonso ka një kontrat me Ferrarin që skadon pas Botërorit 2016.Nga këto zëra mund të kemi edhe shkëmbim timonësh pasi duket si shumë e vështirë që të dy të garojnë në tënjëjtënskuadër. Rasti me Hamilton është një dëshmi e qartë.