Dem Ba: Nuk më tremb ardhja e Rooney-it
Sulmuesi Chelsea-t, Dem Ba i shpall luftë Wayne Rooney-it nëse ai transferohet në Londër. Senegalezi nuk futet tek emrat që Murinjo që Murinjo preferon në repartin ofensiv por ai nuk është i mërzitur nga ky fakt.Aktualisht te blutë e Londrës flitet se mund të vijë Uejn Runi, ndërsa Romelu Lukaku është drejt transferimit te Uest Bromuiç. Fernando Torres dëshiron të mos largohet dhe Murinjo është gati t'i jap një tjetër shans lojtarit të kombëtares spanjolle. Spanjolli ka edhe përkrahjen e "Special one" që e quan një sulmues që mund t'i shërbej skuadrës.Portugezi e shikon Dem Ba si një sulmues që mirë afër zonës por shumë i ngathët në veprimet e tij. I pyetur për të ardhmen, lojtari është shprehur i gatshëm të luftojë për një post titullari. Trajneri portugez, në një deklaratë të dhënë një ditë më parë, u shpreh se mirëpret vetëm Runin në ekip duke ja bërë të qartë senegalezit që do të ketë shumë pak shanse për tu aktivizuar këtë sezon.Demba Ba u transferua nga Newsactle United et Chelsea në merkaton e dimrit por asnjëherë nuk arriti të tregojë vlerat e tij ët vërteta si golashënues që pati treguar te bardhezinjtë. Me New+castle senegalezi shënoi 29 gola në 54 ndeshje ndërsa te Chelsea ai ka realizuar vetëm dy herë në 14 ndeshje ku është aktivizuar.