Milan, për sulmin mendohet për Ola John
Në këtë moment mbetet një ide dhe ndoshta një opsion i mirë, por Milani ka vendosur në objektivat e tij edhe Ola John. Në një intervistë për portugezen "O Jogo", Administratori i Deleguar i kuqezinjëve Adriano Galliani ka pranuar interesimin e klubit italian për talentin hollandez me origjinë liberiane. Ai u shpreh se 21 vjeçari i intereson Milanit dhe ndërsa pyetjes për huazim ai ju përgjigj se ende nuk ka një përgjigje.Intervista e nxjerrw në të përditshmen portugeze "O Jogo" hap një pistë të re për kuqezinjtë që mund të zgjedhin hollandezin e natyralizuar si një operacion me ksoto të ulët ekonomike pas dështimit të tratativave me Keisuke Hondën. Japonezi është objektivi i parë për skuadrën e Allegrit por drejtuesit e Milanit kanë vendosur ta mbyllin transferimin tij në janar.Ola John është bashkëpronësi mes Benfikës dhe fondit të investimeve Doyen Group me drejtor Nelio Lucas për të cilin Galliani shprehet se "e njoh shumë mire Vlera e kartoni të tij mendohet se arrin në 5 milion euro të cilat Galiani duket i gatshëm t'i ofrojë.