CSKA kritikon Milanin: Nuk jemi dështak
Presidenti i CSKA së Moskës, Yevgeny Giner i ka tërhequr vëmendjen Milanit për sjelljen jo korrekte lidhur me transferimin e Keizuke Hondës. Kuqezinjtë janë shumë pranë japonezit, por CSKA nuk lëshon pe. Milani po shfrytëzon mjete të ndryshme për të bindur drejtuesit rus për uljen e çmimit të transferimit të Hondas para fillimit të sezonit.Numri një i rusve nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Adriano Gallianit i cili nuk ka ofruar shifrat e kërkuara për blerjen e tij. Ai konfirmoi se rusët kanë pasur oferta më ët mira në drejtim të lojtarit të tyre por i kanë refuzuar. Skuadra e Allegrit prej kohësh është në kërkim të një lojtari cilësor në repartin e avancuar ku Honda shihet si objektivi i parë por gjërat deri tani nuk janë në rrugën e duhur.Konfliktet me klubin rus vijnë sipasojë e kërkesave të larta ekonomike të tyre që janë të papërballueshme për Italianët. Kërkesa e tyre është mbi 10 milionë euro ndërsa Galliani nuk është i gatshëm të ofrojë një shifër të tillë. Ngelet të shohim në rast se kuqezinjt do të bëjnë surpriza në momentet e fundit të merkatos pasi në horizont qëndron ende e hapur pista që të dërgon ke sulmuesi malazez Adam Ljajiç.Milani e ka gati alternativën në rast se nuk arrihet akordi me japonezin, portugezi Ola John është një alternativë e mirë për sulmin e Allegrit që këtë sezon do të luajë më shumë lojtarë të rinj. Projekti i Milanit po ecën në rrugën e duhur ngelet të shohim vetëm rezultatet.