Thiago Silva rinovon me PSG, shuhet ëndrra e Barcelonës
Paris Saint Germain ka rinovuar kontratën e Thiago Silva-s deri në qershor të vitit 2018 me një rritje page prej 2 milionë eurosh, rritje që e çon pagën e brazilianit në 12 milionë euro në vit. Mbrojtësi 28 vjeçar ka qenë një objektivë i Barcelonës gjatë kësaj vere por ai u ka dhënë fund të gjitha zërave duke rinovuar me klubin francez.Sipas 'L'Equipe', firma është hedhur javën e kaluar, pas tentativave të Barcelonës për të bindur qendërmbrojtësin të bashkohej me skuadrën katalanase. Pronarët e PSG-së kanë qenë në ankth për të ardhmen e brazilanit që ishte nën vëzhgimin e vazhdueshëm të Barcelonës. Ai mbërriti në Francë sezonin e kaluar nga Milani për 42 milionë euro.Presidenti Nasser al-Khelaifi ka takuar agjentin Silva në Doha në fillim të këtij muaji për të filluar negociatat. Lojtar konfirmoi se ai do të qëndrojë në kryeqytetin francez . Me kontratën e re Thiago Silva mund të përfitojnë edhe bonuse në varësi të paraqitjeve të tij. Klubi i sheikve ka marr një garanci nga lojtari se ai nuk do të kërkojë të largohet nga PSG-ja në sezonin e ardhshëm.Tiago Silva, i cili ishte kapiten i ekipit Brazilit në Kupën e Konfederatave në qershor, ndërsa në përfundim të kontratës ai do të jetë 33 vjeç. Ky lajm vjen pas rinovimit të Verratit i cili gjithashtu zgjati kontratën e tij edhe me një vit. Ish-lojtari i Pescarës do të përftojë një rritje të pagës nga 850 mijë euro në 2 milionë euro.