Vdes papritur ish-sulmuesi i Birmingamit
Christian Benitez, i cili ka luajtur për Birmingham City në Ligën Premier, ka vdekur tragjikisht në moshën 27 vjeçare pas një ataku në zemër. Ekuadoriani ndryshe edhe si "Chucho" ndërroi në Katar, ku ishte transferuar së fundmi për të luajtur me skuadrën El Jaish.Vitin e kaluar ai ishte lojtari më i mirë në kampionatin meksikan te skuadra e Club Americas. Ndeshjen e tij të parë me fanellën e re, i blerë për 10 milion euro, sulmuesi ekuadorian e luajti ditën e dielë kundër Qatar Sports Club. Klubi El Jaish njoftoi se pas ndeshjes ai nuk pati asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa ditën e hënë ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta stomaku.Benitez shënoi katër gola në 36 paraqitjet gjatë kohës së tij në Angli dhe mori pjesë edhe në Kupën e Botës në vitin 2006 në Gjermani.Klubi arab shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e 27-vjeçarit duke e quajtur humbjen e parakohshme të tij si tepër të dhimbshme. Ndërsa edhe Birmingam shprehu ngushëllimet për ish sulmuesin e saj. Një ndër lojtarët që është bashkuar kësaj dhimbje është anësori i Manchester United, Antonio Valencia që me anë të një postimi në tuiter shpreh dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta. "Gjithmonë do të jesh vëllai im, kjo dhimbje është e madhe por ne të duam shumë vëlla" ishin fjalët e mesfushorit të United.