Goal:Messi më i miri në botë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar për herë të tretë çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga portali më i madh i lajmeve të futbollit në botë, Goal.com. Argjentinasi e fitoi çmimin e Goal si lojtari më i mirë pasi mori më shumë vota në Goal Top 50.Messi gjatë sezonit të kaluar arriti kuotën e 91 golave për vitin 2012 për të thyer rekordin e Gerd Muller dhe 500 gazetarë të portalit Goal.com nga anë e mbanë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë në botë, ku Lionel Messi ka marrë më shumë vota.Ai në renditje është renditur përpara Franck Riberys, i cili ndihmoi Bayernin e Munichut drejt tripletës, ndërsa Cristiano Ronaldo arriti vetëm një vend të tretë.Pasi mori çmimin, Messi u shpreh i kënaqur për këtë arritje individuale që për të nuk është aq e rëndësishme. Pleshti tha se ky trofe është i gjithë ekipit dhe jo një arritje  individuale.Lionel Messi e ka fituar edhe dy herë të tjera këtë çmim, në vitin 2009 dhe 2011. Ai është lojtari që e ka fituar më shumë këtë çmim, pasi Ronaldo e ka fituar atë vetëm dy herë.