Charlton: Ronney të thyej rekordin tim
Legjenda e Manchester United Sir Bobby Charlton beson se Wayne Rooney do të qëndrojë në këtë skuadër për të thyer rekordin e vet si golashënuesi më i mirë me 249 gola gjatë gjithë karrierës.Golashënuesi më i mirë në histori për United ndodhet në Hong Kong gjatë turneut të para-sezonal të Manchester United, është i bindur se klubi anglez nuk do ta shes yllin e saj pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin atë me një largim.Rooney-it i duhen edhe 52 gola për të arritur legjendën e "Djajve të kuq" me 249 gola. Për momentin sulmuesi i United është vetëm në vendin e katërt, ndërsa përpara tij janë Jack Rowley, Denis Law, Bobby Charlton.Charlton beson se Rooneyy do të mbetet një lojtar i United dhe nuk do të shkoj te rivalët e Chelseat-it. 75 vjeçari është shprehur optimist se Rooney do të jetë një pasues i denjë i tij dhe do të kaloj rekordin e tij për gola të realizuar.Boby Charlton foli edhe për sezonin e ri të United duke e cilësuar si një ekip që drejtohet nga trajneri d duhur. Faza përgatitore është ndjekur me kujdes nga legjenda e United i cili beson se Moyes do të jetë njeriu i duhur që do të vazhdoj epokën e Fergusonit."Djajtë e kuq" këtë sezon ende nuk kanë bërë asnjë blerje në merkato.