Ljajiç nuk rinovon, Milan është gati

"Dhimbje stomaku" për Fiorentinën. Një nga lojtarët më të talentuar të saj Adem Ljajic është shumë pranë lamtumirës nga klubi vjollc. Pas largimit të Stevan Jovetic, ai do të jetë edhe largimi i dytë i madh.Presidenti i Fiorentinës Andrea Della Valle duket se ende nuk ka arritur dakort me kushtet e kontratës. Malazezi nuk është i qartë për të ardhmen e tij dhe mund të shitet nga klubi jashtë vendit, por duket se pas dere qëndron Milani.Skuadra kuqezi është gatshme të përfitojë nga kjo situatë dhe të përfitojë shërbimet e tij për të cilat Allegri është një admirues i madh. Së pari klubi milanez duhet së pari të largojë një nga sulmuesit për t'i hapur vend malazezit. Galliani si në rastin e Hondës dëshiron që ta marr kur ti mbarojë kontrata.Agjenti i lojtarit, Ramadan dhe Fiorentina ende janë duke negociuar për kontratën e re më të cilën Fiorentina kërkon të vendosë edhe një klauzolë prej 10 milionë eurosh. Nuk duhet përjashtuar as një marrëveshje mes Della Valle dhe  Gallianit deri në fund të gushtit kur përfundon edhe merkato.Sipas thashethemeve të fundit që vinë nga Italia, Ljajic po kërkon një shtëpi në Milano. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella është i bindur se sulmuesi i tij do të qëndrojë edhe këtë sezon. Ai përjashton të gjitha zërat për konflikte të brendshme, dhe është shprehur i gatshëm të presë derisa lojtari të marr një vendim përfundimtar.Deri në fund të merkatos priten zhvillime të reja por duket se është e sigurt shtëpia e Ljajiç do të jetë në Firence ose Milanello.