Wenger: Jemi ende larg Suarezit
Arsenali e kërkon me ngulm Luis Suarezin për të forcuar edhe më shumë sulmin, por trajneri Arsen Venger e pranon se marrëveshja me uruguaianin është ende larg. Francezi u shpreh se "topcinjtë" po punojnë për të arritur sa më parë akordin me lojtarin po kjo gjë varet më shumë nga gadishmëri a Barcelonës për ta lënë të lirë.Arsenali ka bërë një ofertë prej 40 milionë stërlinash plus një paund për uruguanianin, mirëpo të kuqtë e kanë refuzuar dhe po luftojnë për ta mbajtur yllin e tyre. Lojtarit do t'i ofrohet një rrogë prej 150 mijë sterlinash në javë për 5 vitet e ardhshme.Ndërkohë, nëse firmos, ai do të jetë lojtari më i paguar te Arsenali. Por vetë Suarez nuk është i kënaqur te një klub që sërish nuk ia ka dalë të fitojë një vend në Ligën e Kampioneve dhe është ende larg triumfit në kampionat.Ai dëshiron që të largohet te një ekip që mund të fitojë trofeun më të rëndësishëm. Kërcënimet e fundit të tifozëve të Liverpulit e kanë acaruar akoma më shumë situatën e sulmuesit uruguaian që nuk po gjen qetësinë e duhur në prag të sezonit të ri.Sulmuesi i ri francez Yaya Sanogo është transferimi i vetëm i Arsenalit këtë verë. Ai ka kaluar si lojtar i lirë nga Auxerre.