Shokohet Milan, Bonera 3 muaj jashtë fushave
Një lajm tragjik ka mbërritur te Milani pasi pas ekzaminimeve të kryera është konfirmuar dëmtimi serioz i Bonerës në ndeshjen ndaj Valencias. Kjo pritet t'i kushtojë shumë klubit kuqezi pasi mbrojtësi do të qëndroj tre muaj jashtë fushës së blertë.Dëmtimi i italianit do ta hedh edhe njëherë Gallianin në kërkim të një mbrojtësi ku si objektivi më i lehtë shikohet mbrojtësi i Interit Silvestre, që sezonin e kaluar më shumë "ngrohu stolin".Mediat italiane konfirmojnë se në mesditë ka pasur një takim mes të dyja ekipeve ku është arritur një marrëveshje, ku në bisedime mendohet se do të jetë futur edhe mesfushori Noçerino.Bonera ka pësuar një frakturë në gjurin e djathtë, ndërsa Robinjo ka vetëm një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Skuadra kuqezi po përjeton mankthet e dëmtimeve të sezonit të kaluar që e detyruan Allegrin të bëjë pa disa nga yjet e tij.