Hidhet shorti i Seria A, ja ndeshjet e para

Merr formë edhe sezoni 2013-2014 në Serinë A. Java e parë ka shmangur përplasjet mes skuadrave të mëdha, ku përballjen më të vështirë do ta ketë Juventusi.Bardhezinjtë luajnë në transfertë javën e parë kundër Sampdorias, ekipi i cili sezonin e kaluar ka qenë "macja e zezë". Më pas bardhezinjt  presin Lacion në Torino, ndërsa në javën e tretë, shorti u ka rezervuar Interin. Derbi i Torinos do të luhet në javën e gjashtë, me Juventusin si skuadër udhëtuese, megjithatë këtë sezon pas disa viteve mungesë rikthehet derbi Chievo - Hellas Verona, që do të jetë në javën e 13, kur do të luhet edhe takimi Lazio - Inter.Ekipi i Maxarrit do të debutojë në shtëpinë e tyre ku do presin Xhenoan, ndërsa Milani do të udhëtojë drejt Veronës ku e pret skuadra vendase e rikthyer mes më të mirëve të futbollit italian pas disa sezoneve në kategoritë inferiore.Në javën e katërt do të luhen dy duele gjigandësh. Derbi mes Romës dhe Lacios nuk do të jetë e vetmja sfidë e madhe pasi po në të njëjtën javë Milani do të përballet me Napolin  e Benitezit.  Tre javë më vonë, pikërisht në javën e shtatë, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Torino kundër Juventusit, në një nga sfidat më emocionuese të viteve të fundit. Derbi i Madoninës do të luhet në javën e parafundit.Sipas rregullave të vendosura nga Federata Italiane e futbollit janë shmangur takimet mes skuadrave të mëdha dhe derbeve të qytetit për shkak të ngarkesës së madhe që kanë këto ekipe nisur edhe nga pjesëmarrja e tyre në kupat e Europës. Sezoni i ri i Serisë A nis më 24 gusht dhe përfundon më 18 maj 2014 për shkak të Botrorit 2014 në Brazil. Blerjet e Gomez,Tevez dhe Higuain e kanë shëndrruar këtë kampionat në një betejë të vërtet gjigandësh ku e vetmja gjë që premtohet është spektakli.