Scholes: Rooney qëndro në United
Ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes i ka kërkuar Wayne Rooney të mos largohet këtë sezon nga Manchester United. Ylli i "djajve te kuq" është i lidhur me një largim te mundshëm te Chelsea dhe Arsenal që janë të gatshëm të ofrojnë shifra marramendëse për të marrë shërbimet e tij.Klubet londineze janë në kërkim të një sulmuesi dhe 27-vjeçari është zgjedhja perfekte për repartin e avancuar duke parë që tratativat me Luis Suarez janë tepër të vështira. Jose Mourinho ka pranuar se objektivi i vetëm për Chelsea këtë verë është Wayne Rooney, portugezi përcakton dhe kuotën që mund të shpenzohet për sulmuesin. Për mediat britanike ai theksoi se vlera e tij nuk është as 50 dhe as 40 milionë.Paul Schools tashmë nuk do të jetë më pjesë e United pasi i ka dhënë lamtumirën futbollit. Ai është i bindur se sulmuesi, Wayne Ronney do të jetë më mirë që të mbetet në Manchester.Nga ana tjetër klubi i drejtuar nga David Moyes është në kërkim të një mesfushori për ta zëvendësuar Schools dhe 15 vitet e tij te Manchesteri. Trajneri i United e ka të qartë që një si ai nuk mund të gjendet kaq lehtë por me Fabregas mund të zbutet disi mungesa e tij.Schools gjatë intervistës së tij për mediat britanike është shprehur se Manchester United është vendi më perfekt për të luajtur futboll. 38-vjeçari e la futbollin në fund të sezonit të kaluar.