Përfundon rinumërimi i kutive të Kukësit, s’ndryshojnë mandatet

Kolegji Zgjedhor ka përfunduar rinumërimin e dy kutive të kontestuara të Kukësit .Nga numërimi I këtyre dy kutive të kontestuara nuk është parë ndryshim votash nga numërimi i parë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.Në total, vetëm është thelluar diferenca me disa vota më shumë në favor të koalicionit të djathtë, duke konfirmuar kështu mandatin për deputetin e djathtë.Kolegji Zgjedhor pasi përfundoi rinumërimin e 13 nga 15 kutitë e qarkut Kukës, rinumëroi më vonë dhe  dy kuti të fundit, të cilat dolën të kontestuara për mospërputhje kodesh.Në kutitë 0441 dhe 0464 nuk përputhej kodi i hapjes së kutisëTrupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor ka marrë vendimin që të hapen dhe të rinumërohen edhe dy kutitë e kontestuara.Kutitë e votimit të qarkut të Kukësit kanë mbërritur paraditen e sotme në Kolegjin Zgjedhor. Rinumërimi i votave në këto kuti, sipas vendimit të një dite më parë, të marrë nga vetë Kolegji Zgjedhor u bë në Gjykatën e Apelit.Pas kërkesë-padisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Partisë Demokratike me pretendimet se kjo e fundit ka marrë mbi 200 vota prej LSI në këtë qark, Kolegji ka vlerësuar se shkeljet e pretenduara nga LSI-ja krijojnë dyshime që çojnë në vendimin për rinumërimin e votave të qendrave të votimit që i përkasin rrethit të Tropojës.Kutitë u hapën nga 4 grupe numërimi, ku morrën pjesë 2 ekspertë dhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike në secilin nga grupet e numërimit.Pas rinumërimit të votave në 13 kuti, rezultatet janë këto:QV 0524, LSI 40 vota, PD 169, humb një votë mbetet me 168QV 0518, LSI 70 vota, PD 219 vota, nuk ka ndryshimQV 0473, LSI 19 vota, PD 138 vota, nuk ka ndryshimQV 0455, LSI 43 vota, PD 222 vota, nuk ka ndryshimQV 0462, LSI i hiqet një votë dhe i kalon Partisë Mendimi i Djathë Liberal, LSI nga 28 mbetet me 27 votaQV 0462, PD i shtohen dy vota, nga 177 bëhet me 179 votaQV 0465, LSI 27 vota, PD 177 vota, nuk ka ndryshimQV 0454, 2 nga 107 vota të PD i kalojnë PR, PD mbetet me 105 vota, PR bëhet me52 vota, LSI 40 votaQV 0447, LSI 21 vota, PD 180 vota, nuk ka ndryshimQV 0445, LSI 28 vota, PD 333 vota, PD 1 votë më shumëQV 0444, LSI 18 vota, PD 312 vota,1 votë e PD doli e pavlefshmeQV 0443, LSI 30 vota, PD 230 vota, nuk ka ndryshimQV 0442, LSI 33 vota, PD 332 vota, nuk ka ndryshimQV 0446, LSI, 31 vota, PD  251 votaQV 0441, LSI  23 vota, PD 194 vota.