Durrës, fluks pasagjerësh në port, vetëm sot kanë zbritur rreth 4 mijë persona

Rreth 4000 shtetas janë regjistruar në Portin e Durrësit, të cilët kanë mbërritur me tragetet e linjave detare gjatë 24 orëve të fundit.Pjesa më e madhe e pasagjerëve, janë emigrantë të cilët kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore, ndërkohë që nuk mungojnë as ata kosovarë të cilët preferojnë bregdetin tonë për të kaluar ditët e nxehta të verës.Shqipëria vazhdon të jetë një vend i preferuar edhe nga turistët e huaj të cilët janë shtuar ndjeshëm nga viti në vit dhe janë kryesisht nga Europa perendimore. Porti i Durrësit duket se gjatë kësaj stine është pjesë edhe e festave dhe gëzimeve familjare,madje shndërohet në një urë lidhëse jo vetëm mes dy sheteteve por edhe mes të rinjve të cilët vendosin të lidhin jetën.