Bie nga kati i katërt i pallatit, e shpëton tenda e katit të parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2013, 10:33
Një person ka rënë nga kati i katërt i një pallati në zonën e “Shallvareve”, në Tiranë.Personi i rrëzuar ka mbijetuar pasi ra mbi tendën e një biznesi në katin e parë të pallatit . Forcat zjarrfikëse të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes e kanë dërguar menjëherë në spital personin e rrëzuar për të kryer kontrollet e nevojshme mjekësore.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohe që ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale, apo personi është hedhur vetë nga pallati.