Mat, kopeja e ujqërve dëmton bagëtinë, Banorët: Na duhen armë të ruajmë bagëtinë
Të kërcënuar nga kopetë e ujqërve po ndihen çdo ditë e më shumë banorët e fshatit Shqefën në komunën Macukull të Matit. Kështë shprehen banorët, të cilët edhe pse nxjerrin çdo ditë bagëtinë për të kullosur më frikë i ruajnë, sepse të shumta kanë qënë rastet kur këto të fundit janë sulmuar nga ujqërit. Shqefëni është një fshat që më së shumti mbijeton me blegtori, dhe të tilla raste të cilat kanë ardhur gjithnë në rritje, i dëmton shumë këta banorë, pasi kafshët janë gjithçka kanë për të mbajtur frymën gjallë.Banorët ngrejnë shqetësimin se dëmtimet nuk janë për një apo dy familje, por për të gjithë fshatin, madje ata pohojnë se janë befasur kur kanë parë që kopetë e ujqërve kanë dalë deri në rrugën kryesore.Të ndodhur përballë kësaj situate, banorët e fshatit Shqefën, kërkojnë që të pajisen me armë gjahu për të mbrojtur bagëtinë, dhe të ketë një sensibilizim nga komuna, pasi vetë nuk po munden dot të shpëtojnë nga këto sulme.