Vlorë, mungonin faturat fiskale, bllokohen kamionët me lëndë minerale
17 kamionë të ngarkuar me lëndë minerale janë bllokuar nga sektori i krimit ekonomik, policia e shtetit si dhe nga përfaqësues të bashkisë së Selenicës.Aksioni është ndërmarrë në lidhje me dokumentacionin që disponojnë firmat e shfrytëzimit të mineraleve në këtë zone. Sipas informacioneve automjetet kanë qënë pa fatura fiskale dhe pa faturat e TVSH-së, ndërkohë edhe drejtuesit e kamionëve të mbushur me lëndë minerale janë shoqëruar për në komisariat për verifikim dokumentacioni. Ferdinand Aligjoni, kryetari i bashkise Selenicë, shprehet se lëndët minerale në ligj cilësohen si pasuri shtetërore, ndaj do të ushtrohen verifikime të imtësishme dhe në rast se firmat nuk disponojnë lejet e shfrytëzimit, do të pezullohet puna dhe personat përgjegjës do të ndiqen penalisht.Gjatë kontrolleve janë konstatuar mjaft parregullësi në dokumentacion si dhe në lejet e shfytëzimit mineral. Bashkia e Selenicës, Policia e Shtetit dhe Sektori i Krimit Ekonomik, kanë ushtruar më pas kontrolle në 6 firma të shfytëzimit të mineraleve në këtë zonë.