Lezhë, të huajt drejt Shëngjinit, edhe për të rinjtë vend i përshtatshëm
Shëngjini nuk është thjesht ujë dhe rërë, por një atraksion turistik që po merr gjithnjë e më tepër vëmendjen e të huajve. Mikëpritja, ushqimet, baret dhe peisazhi mbresëlënës janë disa nga arsyet që turistët vizitojnë plazhin e bukur të Shëngjinit. Të shijosh freskinë e detit nga ajri është një ndjesi që paraqitet rallë , por në Shëngjin kjo është normale.Të rinjë që vijnë në Shëngjin nga vendet e Bashkimit Europian, janë gjithnjë e më të shumtë, dhe sipas tyre ky vend është i përshtatshëm për ta. Shëngjini u është rekomanduar fillimisht nga miqtë e tyre që kanë qënë më parë në këtë bregdet, dhe sigurisht nuk i kanë zhgënjyer.Hotelet, baret dhe restorantet tani duhet të pregatiten për turistët e huaj, kjo është e reja e këtij sezoni turistik në Shëngjin. Të shërbesh në këto ambjente tani është e nevojshme gjuha e huaj.