Plazhi i Semanit, rritet numri i vizitorëve dhe turistëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2013, 22:25
Plazhi i Semanit regjistron një numër më të lartë pushuesish krahasuar me vitet e mëparshme.Frekuentimi i tij bëhet më i populluar gjatë fundjavave, ku rreth 30 mijë pushues bëhen zotër të kësaj vije bregdetare. Arben Voja, kryetari i komunes Topojë, shprehet se për të ruajtur higjenën në këtë plazh është vendosur dhe një taksë simbolike prej 50 lekësh për të gjitha automjetet. Aktualisht shtimi i numrit të pushuesve ka sjellë edhe zhvillimin ekonomik të zonës ,ku numri i bizneseve që operojnë në plazhin e Semanit, është rritur ndjeshëm.Qarku i Fierit ka një vijë bregdetare prej 72 km. Plazhet kryesore janë ai i Semanit, Darzezës dhe Pishporos në Fier dhe plazhi i Divjakës në Lushnje.