Kukës, kontrrollet e AKU-së, në FAST-FOOD-e dhe furrat e bukës

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Kukës, kanë nisur kontrollin në të gjitha Fast-fudet dhe furrave të bukës, me qëllim që produktet e prodhuara prej tyre të jenë të sigurta për konsumatorët. Kushtet e duhura për prodhim dhe tregëtim kanë qënë primare gjatë kontrolleve të ushtruara, të cilat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.Inspektorët thonë se vëmëndja më e madhe po i kushtohet të gjitha bar-restoraneteve, kjo referuar edhe stinës së verës ku eventet festive, kryesisht dasmat, janë më të shpeshta.Vazhdimësia e njëpasnjëshme e kontrolleve në këtë qytet, ka detyruar tregëtarët të jenë të përgjegjshëm për atë çka ofrojnë tek konsumatori. Deri tani nuk është shënuar asnjë subjekt i cili mund të penalizohej nga ky autoritet. Për të bërë të mundur një kontroll më të sigurtë por edhe të besueshëm, inspektorët janë pajisur me mjetet e duhura të cilat tregojnë me saktësi e shpejtësi cilësinë e produkteve.