Lezhë, “Reago dhe Vepro”, nisma e të rinjve pregatit strategjitë e veprimit

 “Reago dhe Vepro”, është  nisma që e ndërmarrë nga Parlamenti Rinor, ku të rinjtë në qytetin e Lezhës  po trajnohen mbi tema të ndryshme sociale, me qëllim informimin mbi problemet dhe mënyrat e zgjidhjes se tyre. Asistente Kordinatorja e të rinjve të Parlamentit Rinor në Lezhë, Dafina Peci, ka bërë të ditur se lobimi dhe advokimi është një ndër temat kryesore që po analizohet prej tyre, me qëllim që të hartohet një strategji për të nisur më pas nga veprimet konkrete në terren si me sensibilizimin e instancave ashtu edhe me veprime për të përmirësuar shërbimet e ndryshme.Reagimi ndaj problemeve të ndryshme që shoqëron komunitetin, është një mangësi e madhe në Lezhë, ku institucionet dhe shoqëria civile janë mjaft indiferente. Projektet e ndryshme të aplikuara në këtë qytet kanë marrë vetëm vëmendje mediatike, pasi në përfundim të tyre rezultati ka qënë gjithnjë negativ. Organizatat e ndryshme nuk kërkojnë në asnjë rast ballafaqimin e opinionit me drejtuesit e institucioneve, gjë e cila sjellë mos veprim ndaj shqetësimeve të qytetarëve.