Historia e dhimbshme e 4-vjeçares, familja Vladi apel për ndihmë financiare

Me Anën, Zamira përjetoi emocionin e parë si nënë, ajo tani është 4 vjeç por nuk gëzon shëndet të plotë. Vetëm kur ishte 8 muajshe, nëna arriti të dallojë që nishani dikur i vogël në lindje, nisi të zmadhohet dhe brenda këtyre viteve ka arritur të ketë një përhapje akoma më të madhe.Kontrollet mjekësore kanë qënë të shumta, por mjekët ende nuk i kanë dhënë një zgjidhje. Zamira për këtë problem shëndetësor ende nuk ka një diagnose, ndërsa ditët po shndërrohen në risk për vogëlushen.Me ndihmën e shoqatës humanitare, familja Vladi kontakton me disa mjekë turk të cilët i dhanë shpresë që nëse ndërhyrja kirurgjikale bëhet në kohë, shëndeti i vajzës do të normalizohet. Por për këtë ndërhyrje dhe për këtë transport, familja Vladi nuk ka mundësi financiare.E moshuara Mihane Vladi, e përlotur kërkon ndihmë. "Çdokush që mund të përjetojë ndjesinë e një prindi, qytetarë apo ministër, ka mundësi të ndihmojë Anën"- thotë ajo.E ndërsa ky nishan asimetrik, i pazakontë dhe për të cilët mejkët nuk i kanë dhënë një diganozë vazhdon të rritet, pasoja të tjera ndihen tek Ana. Njëra këmbë nuk i rritet, shfaq probleme në shtyllën kurrizore dhe sjelljet e saj janë të pakontrrollueshme.Familja Vladi e cila jeton në Kamëz, në një shtëpi të thjeshtë ku antarët e së cilës jetojnë vetëm me rrogën minimale të kryefamiljarit, i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ti dhënë një mundësi kurimi vajzës 4-vjeçare. Ana është e dashur dhe një fëmijë plot jetë, që nuk heziton në asnjë moment pa përqafuar prindërit sa herë i dëgjon të flasin për shëndetin e saj.Familja Vladi ka hapur dhe një llogari bankare për kontributet e gjithësecilit për të ndihmuar në kurimin e Anës, sepse çdo ditë e humbur është venitje shprese dhe rrezik serioz për vogëlushen.