Bshkia e Beratit shtron Iftar në shenjë mirësie dhe solidariteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2013, 21:16
Përfaqësues të Myftinis së Beratit, shkollës së Medreses, Metropolis dhe pushtetarë lokale, kanë qënë sëbashku në një vakt Iftari në këtë qytet.Në këto ditë të shenjta për besimtarët myslymanë, Bashkia e qytetit të Beratit ka shtruar një vakt Iftari duke dëshmuar dhe një herë se sa bashkjetesë fetare ka në këtë qytet. Sapo ora ka shënuar çeljen e Iftarit të gjithë të pranishmit kanë ngrënë sëbashku në shenjë solidarizimi për këto ditë të shenjta.Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, ka vlerësuar bashkjetesën fetare në këtë qytet.Në këtë Iftar kanë përshëndetur edhe të tjerë të pranishëm, të cilët janë shprehur se këto ditë duhet të na bashkojnë të gjithëve bashkë, duke falur mirësi dhe miqësi.