Gara për kreun e PD-së, Alibeaj: Ishte reale, nuk bëhen akuza pa prova

Askush nuk mund të hedhë hije dyshimi për mënyrën demokratike  se si u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike. Sipas ish-ministrit demokrat të drejtësisë, Enkelejd Alibeaj gara ishte me rregulla të qarta dhe rezultati 80 me 20 ishte një mesazh i fortë që dhanë demokratët, në përballjen e dy alternativave.Sipas Alibeajt demokratët vlerësuan jo vetëm kandidiatët por votuan mes atyre që ishin pjesë përbërëse e admisnitratës  politike dhe partiake të PD-së dhe që ishin pjesë e përgjegjësisë për humbjen me 23 qershor si dhe atyre që nuk ishin pjesë e përgjegjësisë dhe që  u preznatuan si opsion për ringritjen e demokratëve.Për sa i përket qëndrimit të eksponentëvë të lartë në PD për një proces zgjedhor të paracaktuar Alibeaj thotë se këto pretendime duhet të bazohen në fakte dhe jo në indicie personale.Alibeaj thotë se  tashmë është koha që një orë më parë të fillojë puna me ristrukturimin e Partisë Demokratike në mënyrë që opozita të jetë e strukturuar tërësisht edhe në përballjen me mazhorancën e  majtë.