Koordinatori i partive aleate të PS, Gjet Ndoi: në administratën e re vetëm profesionist

Asnjë militant i aleatëve të vegjël të socialistëve nuk do të punësohet në administratë pa meritë dhe pikë konktakti mes socialistëve dhe të vegjëlve për konkurset e punësimit, do të jetë koordinatori i sapo zgjedhur Gjet Ndoi.Një ditë pasi mori detyrën Ndoi, njëherësh edhe kryetari i Partisë Aleanca Arbnore, Gjet Ndoi thotë se kryesocialisti e ka bërë të qartë se do të zbatohet me përpikëri ligji i nëpunësit civil dhe do të trajtohet me kujdes administrata, duke shuar kështu entuziazmin e militantëve që mendonin për një vend të sigurt pune për shkak të përkatësisë politike.Ndoi rikonfrmon se në tryezën e një ditë më parë, nuk është folur për poste konkrete, se si do të zbatohet marrëveshja me 36 partive aleate të PS-së, që kanë marrë vota të mjaftueshme për të pasur përfaqësim në qeveri.Një ditë më parë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh Kryeministri i zgjedhur, ka mbledhur   për herë të parë pas fitores, tryezën e partive aleate, e cila pritet të pasohet me takime kokë më kokë të kryeministrit të ardhshëm me secilin prej aleatëve të rëndësishëm.