Aksion kundër kanabis në Zall-Bastar, shkatërrohen 11 parcela
11 parcela të mbjella në rreth 500 metra katrorë sipërfaqe me kanabis sativa ka mundur të asgjesojë Policia e Tiranës në zonën e thellë të Zall-Nastarit në Tiranë.Operacioni është bërë i mundur nga forcat e komisariatit numër 4 të kryeqytetit, ku pas të informacioneve të marra në rrugë operative është shkatërruar sipërfaqen e mbjellë.Operacioni i koduar “Luka 1” ka çuar në asgjesimin e rreth 2 mijë rrënje kanabis, të cilat kishin arritur gjatësinë e 1,5 metetrave dhe ishin në fazën e pjekjes.Krahas shkatërrimit të sipërfaqës me kanabis policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona si të dyshuarit kryesore si kultivues të bimës së ndaluar.Bëhet falë për shtetasit Nazmi Mahmumuti dhe Bilal Aruci. Ndërsa burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se opercione te tilla do të vijojnë edhe në ditët në vijim,në zona të ndryshme të kryeqytetit.