Borxhet e ndërtuesve, Hebovia: Ja propozimi ynë për qeverinë e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2013, 14:01
Ndërtuesit kanë gati propozimin për qeverinë e re për mënyrën e shlyerjes e borxheve.Sipas zv.presidentit të shoqatës së ndërtuesve Ilir Hebovia duke marrë shkas prej situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet vendi është menduar që shlyerja e borxheve të realizohet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.Sipas Hebovisë bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe në këtë mënyrë qeveria do ta kishte më të lehtë të shlyente borxhet.Ndërkohë që kriza ekonomike ka detyruar shqiptarët që tashmë të mos blejnë shtëpi por të jetojnë me qera. Sipas Hebovisë shitja e apartamenteve vijon të jetë e bllokuar .Rimëkëmbja e sektorit të ndërtimit pritet që të nis pas vitit 2015 kur edhe ecuria ekonomike parashikohet të jetë më e mirë.