Liroi Ilir Xhakjan, shtyhet me 29 korrik pretenca për Neritan Tabakun

Shtyhet për në 29 korrik seanca gjyqësore ndaj gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre, pasi ka liruar nga burgu Ilir Xhakjen, të akuzuarin e vrajses së ish-shefit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj.Shtyrja e seancës u bë pas mungesës së prokurorit të çështjes I cili pritej që në seancën e sotme të jepte edhe pretencën për gjyqtarin Tabaku.Në kërkesën për gjykim përcaktohet se ndaj ish-gjyqtarit Neritan Tabaku rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dëm të interesave të shtetit.Prokuroria në kërkesën për gjykim argumenton se ish-gjyqtari ka dëmtuar gjithashtu imazhin e gjyqësorit, duke mos zbardhur brenda afateve të caktuara vendimin ndaj Ilir Xhakjas, i akuzuar për vrasjen e ish-komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.Mësohet se prokurori i çështjes, Julian Zonja, në kërkesën për gjykim e akuzon Tabakun se për më shumë se një vit vonoi zbardhjen e vendimit, ku akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut.