Pranohet ankesa e LSI-së për Kukësin, Kolegji Zgjedhor vendos hapjen e 15 kutive

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e LSI-së për qarkun e Kukësit ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, sëbashku me provat filmike ku shfaqen mospërputhjet e votave dhe ka vendosur që në këtë qark të kryhet akt-ekspertimi i provave deri më 25 korrik.Akt-ekspertimi do të bëhet nga përfaqësues të LSI-së dhe PD-së, emrat e të cilëve i janë paraqitur Kolegjit në orën 18:00. Ekspertët janë të fushës së elektronikës: Ardian Pollo i LSI-së dhe Zamir Hoxha i PD-së. Ata do të bëjnë betimin sot në mbrëmje, para Kolegjit.Eksperti i LSI-së, Ardian Pollo deklaroi para anëtarëve të Kolegjit se nga pamjet filmime dallohet qartë për kë është votuar pasi 3 sekondat që fleta e votimit qëndron në monitor e vërteton këtë fakt qartë.Ndërkohë, ai është kundërshtuar nga eksperti i PD-së, Zamir Hoxha i cili tha se në pamje filmime nuk dallohet numri i Qendrës së Votimit, ndaj pretendimi i LSI bie.LSI-ka kërkuar rinumërimin e votave në 15 qëndra votimit të rrethit të Tropojës, pasi ka konstatuar papërputhmëri midis tabelave të KQZ-së dhe pamjeve filmike që vetë LSI-ja posedon. Janë rreth 155 vota të dyshimta, që LSI-ja pretendon se i përkasin asaj ndërkohë që i janë dhënë PD-së. Mandatet në qarkun e Kukësit, janë 3 për aleancën e djathtë dhe një për Partinë Socialiste. Në këtë qark, LSI-ja pretendon një mandat, i cili mund te merret me nje diference shumë të vogël, vetëm me 15 vota të cilat do ta ndryshonin raportin në 2 me 2.Ndërkohë, paraditen e sotme kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për pushimin e hetimit të çështjes për qarkun e Shkodrës.Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PS-së Koli Bele theksoi se tashmë që KQZ-ja ka mbaruar me rinumërimin e votave të Shkodrës ankesa e PS-së nuk do të jetë më për tabelat por për procedurën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.“Iu drejtuam kolegjit, pasi KQZ mori vendim të kundraligjshëm si për qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Një nga arsyetimet ishte edhe vonesa në daljen e rezultatit përfundimtar. Nuk ia vlente ta vazhdonim si këtë çështje, se ne si PS s’kemi pasur probleme me hapjn e kutive" tha Bele.Gjithashtu Bele u shpreh se në ankimimin e ri në Kolegjin Zgjedhor, Partia Socialistekërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor në qarkun e Lezhës.Ndërkohë Kolegji pritet që sot në orën 16:00 të japë vendimin në lidhje me provat e paraqitura nga LSI për Kukësin.Dy ditë më parë kolegji pranoi provë materiale filmike dhe vendosi që akti i ekspertimit të bëhet nga dy ekspertë të caktuar nga 2 forcat politike të interesuara, LSI dhe PD.LSI caktoi Ardian Pollon ndërsa Partia Demokratike Zamir Hoxha.Sipas përfaqësuesve të LSI, Ilirjan Muho dhe Spartak Braho, në 15 Qendra Votimi në rrethin e Tropojës ka mospërputhshmëri të rezultatit final, të tabelës përmbledhëse të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pamjeve filmike.Po sipas përfaqësuesve të LSI-së, bëhet fjalë për një total prej 155 votash, të cilat sipas tyre  janë manipuluar, duke shkuar në favor të koalicionit të djathtë.